Historiku
Drogomishti I Vogel eshte nje fshat I cili gjendet 12 kilometra larg Kercoves.Graviton ne komunen e Zajazit me afro 120 shtepi dhe 703 banore. Eshte fshat qind per qind I banuar me shqiptare.Si te gjitha fshatrat ne komunen e Zajazit ashtu edhe fshati Drogomisht I Vogel, ballafaqohet me probleme te ndryshme te infrastruktures te cilat pjesa me e madhe e punimeve akoma, kryesisht rregullohen,ndertohen dhe meremetohen me vetekontrubut te bashkefshatave.
Njihet si fshat I intelehgjences pasi qe shumica jane te shkolluar.Nje rol te madh dhe ndikim ne sferen e arsimit dhe shkollimit ka dhene veterani I arsimit z. Bahtijar Rrushaj I cili eshte I njohur per rrrethin dhe me gjere si nder pishtaret e pare te arsimit shqip.
Fshati posedon shkollen fillore ne te cilen nxenesit ndjekin mesimin nga parashkollorja deri klasen e katert 35 nxenes.Me keqardhje eshte konstatuar dhe eshte realitet I hidhur se numri I nxenseve nga viti ne vit eshte ne renie te dukshme, ndersa shka per kete eshte kutbeti, ku kurbetqaret I marrin me vedi edhe familjen per nje jete me te mire.
Gjithashtu edhe xhamia e fshatit I cila eshte e ndertuar ne vitin 1921 dhe e meremetuat disa here, eshte ne gjendje funksionale dhe ne te eshte I angazhuar imami I fshatit efendi Ali Ademi .Banoret e fshatit qind per qind jane besimtare te fese islame.
Ne fshat funksionojne dy shitore me artikuj ushqimore , nje café internet ne te cilat banoret kalojne kohen e lire dhe takohen njeri me tjetrin , nje auto servis dhe dy bagerreri.
Afro 50% te banoreve momentalisht jane duke punuar ne shtete te ndryshme te Europes,Amerike etj. ndersa te punesuar vendlindje jane 4 %. Nga te papunesuarit shumica jane shfrytzues te ndihmeve sociale, ndersa pjesa tjeter punon pune krahu duke ndertua ose meremetuar shtepite dhe objekete te ndryshme te cilat I ndertojne dhe meremetojne kurbetqaret. Poashtu nga fusha e ekonomise nje I banoreve perqind eshte percaktuar per hoteljeri dhe posedojne lokale ne Kercove te cilat vizitohen nga qytetaret.
Sfera kulturore ne fshat eshte e varfer. Shum pak eshte investuar ne kulture, gati aspak nuk funskionon asnje grup mizikor, shoqeri kulturore et. Ne kontributin e Besiana Mehmedit eshte hapu shkolla e pare muzikes, ku femijeve tane per here u jet mundesia per pare dhe provuar talentin e tyre ne sferen e muzikes.
Jeta sportive ne kohe te fundit eshte aktive, me ndertimin e Qenders rekreativo-sportive “Perparimi” e cila posedon fushen futbollit te vogel, hendboll, volejboll dhe basketboll, por jo ne kushte te mira sepse fusha eshte ende e pa asfaltuar… por ne nje te ardhnme te afert shpresohet se edhe kjo do te rregullohet…
Fshati posedon,ujesjellesin i ndertuar ne fillim te viteve te 80-ta, (edhe gjate muajve te veres ka mungese te ujit), rrjetin telefonik, internetin, rruget e asfaltuara, kanalizimin - i cili u ndertua nga falas duke falenderuar kryesine e atehershme te B.L. te udhehequr nga z. Hysni Mehmedi dhe te koordinuar nga z. Vesel Jonuzi me bashkepunetore te cilet pergatiten projektin dhe koordinuan te gjitha punet per kete projekt madhor me vlere afro 300 mije euro, dhe ne bashkepunim me kryetarin e komunes se Zajazit z. Rufat Hyseni arrijten qe te fitojne nga UE - CARDS ndertim e ketij projekti te vlefshem falas dhe me se te nevojshem per te cilin te gjithe bashkefshateret u jane mirenjohes dhe shprehin fjale miradie.