Drogomisht i Vogël
Site menu
Retrosprektivë...
VOTO
Mendimi Juaj per Web?
Total of answers: 170
KOMENTI JUAJ
500
-Muzike-
MOTI SOT NË :
Informacione
TE NDRYSHME
Calendar
«  November 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
Manifestimi Tradicional "Drogomishti i Vogel -Bashke"

Manifestimi tradicional DROGOMISHTI I VOGEL-BASHKE

 

    Në një atmosferë imponzante me afro pesë mijë vizitorë nga të gjithë trojet shqiptare kaluan caste të këndshme në manifestimin tradicional Drogomishti i Vogël – Bashkë,i cili është i pari dhe i vetmi i këtij lloji te shqiptarët e Maqedonisë.
 
    U prezentuan ushqime tradicionale të kuzhinës shqiptare të pergatitura nga gratë e fshatit pastaj veshje tradicionale, ekspozite nga piktorët e fshatit, gara në sport etj. të cilët bashkuan të gjithe mërgimtarët që punojnë në shtete të ndryshme të botës në Europë e Amerikë.
     Ishte një manifestim, i cili la një mesazh të qartë që kurbetqarët dhe mërgimtarët sa më shpejt të kthehen dhe të investojnë në vendlindje.
 Mbrëmje solemne ndër të gjitha e nderuan edhe shkrimtarë dhe poetë nga Kosova si Hydajet Hyseni, Berat Luzha, Agim Gjakova, nga Shqipëria ambasadori dhe shkrimtari, i cili qëndroi për dy ditë me radhe në këtë manifestim z. Besnik Mustafa, aktori i madh Mirush Kabashi, shkrimtari Kalosh Celiku si dhe mysafirë të tjerë. Për herë të parë në këtë manifestim tradicional ishte i pranishëm edhe lideri i BDI – së Ali Ahmeti, i cili ndër të tjëra theksoi se kurbeti eshte nje plagë e rendë, e cila duhet shëruar sa më shpejt, që të krijojë kushte për investim nnë vendlindje.
    Ketë manifestim me një program kulturo-argëtues e pasuruan edhe femijet e fshati Drogomish i Vogel si Drilona Abdiu, Adisa Mehmedi, Hajrije Jonuzi grupi i valleve, Rock Grupi "Uskana e RE", Remzi Rrushaj pastaj mezosopranoja Besiana Mehmedi dhe profesori Blerim Grubi. Drejtori i këtij manifestimi z. Sadik Emroja në një prononcim për mjetet e informimit theksoi se manifestimi mblodhi në një tryez të perbashkët të gjithë shqiptarët si nga Kosova, Shqipëria, Kosova lindore, Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari dhe Struga. Ndër të tjera ai theksoi se atë që nuk mund ta bën politika ditore shqiptare në Maqedoni mund ta bëjë vetëm kultura, e cila nuk njeh kufij sepse kultura është ambasador i një kombi.
 Manifestimi tradicional Drogomishti i Vogël – Bashkë sipas fjalëve të ambasadorit, shkrimtarit dhe politikanit Besnik Mustafaj është një bletëz e vogël, e cila e dhuroi mjaltin që shijuan të gjithë shqiptarët kudo që janë.
 
Në një atmosferë impozante me fishekzjarre të shumta u përmbyll edicioni i dytë i këtij manifestimi, i cili vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit ndërsa të gjithë të pranishmit porositnin njëri tjetrin të shihemi përsëri më 7 dhe 8 gusht te v. 2009
 
 

 Fakti,koha, alsat-m,lajm, tvm,rtk

 
 
TV GURRA
Rreth pesë mijë vizitorë nga të gjithë trojet shqiptare , shijuan atmosferën imponzante , të krijuar në manifestimin tradicional Drogomishti i Vogël – Bashkë, i cili është i pari dhe i vetmi i këtij lloji te shqiptarët e Maqedonisë. U prezentuan ushqime tradicionale të kuzhinës shqiptare të përgatitura nga gratë e fshatit pastaj veshja tradicionale, ekspozita nga piktorët e fshatit, gara në sport etj. të cilët bashkuan të gjithe mërgimtarët që punojnë në shtete të ndryshme të botës në Europë e Amerikë.
Ishte një manifestim, i cili la një mesazh të qartë që mërgimtarët sa më shpejt të kthehen dhe të investojnë në vendlindje.
Mbrëmje solemne të organizuara me këtë rast i nderuan edhe shkrimtarë dhe poetë nga Kosova si Hydajet Hyseni, Berat Luzha, Agim Gjakova , nga Shqipëria ambasadori dhe shkrimtari, i cili qëndroi për dy ditë me radhe në këtë manifestim z. Besnik Mustafaj, aktori i madh Mirush Kabashi, shkrimtari Kalosh Celiku si dhe mysafirë të tjerë. Për herë të parë në këtë manifestim tradicional ishte i pranishëm edhe lideri i BDI – së Ali Aahmeti, i cili ndër të tjëra theksoi se kurbeti eshte nje plagë e rendë, e cila duhet shëruar sa më shpejt, që të krijojë kushte për investim në vendlindje.

Ketë manifestim me një program kulturo-argëtues e pasuruan edhe femijet e fshatit Drogomisht i Vogël si Drilona Abdiu, Adisa Mehmedi, Hajrije Jonuzi , Remzi Rrushaj , grupi i valleve, pastaj sopranoja Besiana Mehmedi dhe profesori Blerim Grubi.
Drejtori i këtij manifestimi Sadik Emroja në një prononcim për mjetet e informimit theksoi se manifestimi mblodhi në një tryezë të përbashkët të gjithë shqiptarët si nga Kosova, Shqipëria, Kosova lindore, Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari dhe Struga. Atë që nuk mund ta bëjë politika ditore shqiptare në Maqedoni mund ta bëjë vetëm kultura, e cila nuk njeh kufij sepse kultura është ambasador i një kombi potencoi drejtori i manifestimit Sadik Emroja.
Manifestimi tradicional Drogomishti i Vogël – Bashkë sipas fjalëve të ambasadorit, shkrimtarit dhe politikanit Besnik Mustafaj është një bletëz e vogël, e cila e dhuroi mjaltin që shijuan të gjithë shqiptarët kudo që janë.
Në një atmosferë impozante me fishekzjarre të shumta u përmbyll edicioni i dytë i këtij manifestimi, i cili vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit ndërsa të gjithë të pranishmit porositnin njëri tjetrin të shihemi përsëri më 7 dhe 8 gusht te vitit 2009 ne edicionin e trete te manifestimit Drogomishti i Vogël – Bashkë.

Shaban Dalipi 10 gusht 2008
 




Bëhuni Fan!
Jeni vizitorë nga:
free counters
PUBLICITET

Mire se vini

Reklamoni firmen e juaj

oferte speciale per te gjithe bashkevendasit
DANI J
...
RRUSHAJ
KEMBIMI VALUTOR
VIZITOR
INFO 24h/7 dite
Alsat-m
Lajme BBC Albania
Sport
Publicitet

Vendi per REKLAMA


Copyright RRUSHAJ Webs© 2024