Jam e vogël Jam e vogël Shtatë vjeçare Lexoj mirë Në abetare Lexoj vjersha E tregime Me dëshirë Për vendlindjen time. Shkoj në shkollë Dhe mirë mësoj Prindërit e mi Shumë i gëzoj. Lindita Dervishi | E dua vendlindjen E dua vendlindjen Shumë e respektoj Me dashuri të madhe Këngë i këndoj Jetoj në një fshat Atje në një kodër Ai e ka emrin Dragomisht i vogël Sheza Limani | Lamtumirë mësuese e dashur Lamtumirë mësuese e dashur tani në shkollë tjetër do të mësoj por dije mësuese se kurrë s'do të harroj S'do të harroj mësuese gjatë tëre jetës sime katër vjet të tëra ti më dhe mësime Ti na këshillove që ne të mësojmë dhe më të vjetërit duhet ti nderojmë Të qofsha fal mësuese që më dhe dituri Adelina Fejza |