Islami në Shqipëri
Kontaktet e shqiptarëve me
botën islame, janë relativisht më të vona se ato të pjesës më të madhe
të popujve europianë. Islamizmi u shfaq për herë të parë i pranishëm në
kontinentin e vjetër në fund të mijëvjeçarit të parë (shek. 9-10-të).
Nga
kontaktet e spanjollëve me arabët dhe kulturën e tyre lindi eposi i
Sidit, në të cilin konflikti themelor është ai i kalorësve hispanikë me
maurët (arabët).
Nga kontakti i frankëve me arabët lindi epopeja
kombëtare e francezëve “Kënga e Rolandit”, në të cilën konflikti
zhvillohet midis morëve (arabëve) dhe vendësve.
Disa shekuj më
vonë arabët do të ishin të pranishëm në tragjeditë e Shekspirit
(Othello, “arapi i zi”, në tragjedinë me të njëjtin emër).
Në këtë
kohë (fundi i periudhës bizantine dhe pragu i pushtimit otoman) shfaqen
për herë të parë arabët të fiksuar në kulturën tradicionale shqiptare,
në baladën e vëllait që ngrihet nga shtrati i vdekjes për të mbrojtur
nderin e motrës nga “nji bajloz i zi” (a “nji harap i zi”) që ka dalë
prej detit. Historikisht kontaktet ndërfetare midis shqiptarëve të
krishterë dhe pelegrinëve përhapës të islamizmit i takojnë shekullit të
13-14-të.
Misionarët e parë të fesë së re mbërritën në hapësirën
shqiptare nën emrin e ortodoksisë. Një prej këtyre misionarëve, që
solli bektazhizmin në Shqipëri, njihet me emrin “Shën Spiridoni” dhe i
përgjigjet figurës së Haxhi Bektash Veliut. Fshehja pas ortodoksisë
lehtësoi pranimin e islamizmit (fillimisht në formën e bektashizmit)
para se ushtritë perandorake osmane të pushtonin vendin. Kjo periudhë e
parë përfaqëson fazën e islamizimit të përzgjedhur paqësor.
Islamizmi në Shqipëri paraqitet si “islamizëm europian”, joburimor.
Me
pushtimin otoman nis faza e islamizimit me masa shtërnguese përmes
zbatimit të sistemit të privilegjuar të taksave dhe tatimeve ndaj
muslimanëve, përkundër një sistemi shfavorizues ndaj josmuslimanëve
(përjashtim i atyre që ndërronin fenë nga detyrimet ekonomike, nga
marrja nizam etj.).
Prej shekullit të 15-16-të e në vijim në
qytetet kryesore të Shqipërisë u ngritën institucione të rëndësishme të
kultit islamik (xhami, tyrbe, teqe).
Islamizmi u përhap më shumë
në Shqipërinë e Mesme. Në fazën e fillimeve pjesa më e madhe e
shqiptarëve mbanin zyrtarisht fenë islame dhe ushtronin ritet e
krishterimit. Në këtë fazë dëshmohen kisha të maskuara (nëntokësore).
Mbajtja e dy feve dhe dy emrave (kriptokrishtërimi, krishtërimi i
fshehtë ose i mbuluar me muslimanizëm të jashtëm) vazhdoi deri në
shekullin e 20-të.
Në shekullin e 18-19-të islamizmi pati një
lulëzim fetar dhe kulturor në Shqipëri. Në këtë periudhë u zhvillua
letërsia shqipe me alfabet arab, e njohur si “letërsia e bejtexhinjve”,
që studiuesit e krahasojnë me letërsinë “alhamiado” që qe zhvilluar më
parë në Spanjë.
Islamizmi la gjurmë në jetën zakonore të
shqiptarëve, përmes ndërhyrjes së disa nomeve të sherijatit. Por
sherijati nuk u bë asnjëherë kod sundues zakonor i shqiptarëve.
Pranimi
i islamit nga shqiptaret spjegohet edhe me rolin qe do te luante kjo fe
per diferencimin e shqiptareve prej sllaveve (zona Kosoves) dhe grekeve
(zona Camerise) te cilet sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar nje
politike asimiluese ndaj shqiptareve
Feja Islame ne Shqiperi eshte
karakterizuar ktryesisht nga prezenca e shumices se muslimaneve sunite
dhe pakices te urdherit bektashij
Ne kushtet e nje shteti te
pavarur shqiptar dhe te pasluftes se pare boterore muslimanet Sunite
riorganizohen ne 1921 ne nje Alenace kombetare muslimane Me 1923
bashkesia sunite do te ndahet nga kalifati Stambollit duke zgjedhur si
kryetar Myftiun e Tiranes .Ne keto vite ne Islamin shqiptare shfaqet
nje dell reformator pasi ndalohet formalish poligamia , dalin perkthme
ne shqip te kuranit dhe deputet muslimane kerkojne qe grate te bejne
jete shoqerore si burrat gje cila do te filloje te realizohet me
ligjine heqjes se perces vetem me 1937 . Me 1923 del edhe revista «
Zani I Nalte »me ndjenja te theksuara patriotike dhe reformatore .
Me
1929 mbahet nje kongres i muslimaneve sunite ku u vendos perdorja
ekskluzive e gjuhes shqipe dhe reduktimi i numrit te xhamive per te
mbajtur ato me kryesoret , unifikimi i medreseve etj. Ka vend te
besohet se ne kete reforme ka gisht Zogu me qellimet etij per te
bashkuar vendin dhe per ta oksidentalizuar Shqiperine duke ia hequr
perfundimish imazhin e nje vendi islam.Thuhet se edhe Ataturku,
reformatori me i madh i kesaj kohe, behej xheloz nga shpirti reformator
i Zogut pasi nuk i pelqente qe ky i fundit tia kalonet atij ne kete
drejtim.
Bektashizmi e ka origjinen prej nje doktrine mistike te
baballareve turkmene te shekullit XI-XII ne detin Kaspik dhe u themelua
nga Haxhi Bektashi nen ndikimin e mistikut persian Ahmet Jasevi per tu
fuqizuar si sekt musliman ne Turqi pasi lidhet me korpusin e jenicereve
(qe kishin prejardhje kristiane). Bektashizmi adhuron Aliun po aq sa
Muhametin. Per aresye te konfliktit me vete muslimanizmin bektashizmi
fitoi nje tolerance fetare me kristianizmin duke pasur edhe disa pika
takimi ne jeten fetare. Predikonin barazine e burrit me gruan, pinin
alkool dhe gjera te tjera qe ishin fare te papelqyeshme per Islamin
.Per nga ky pozicion tolerant I bektashizmit dhe per rolin patriotik qe
kane luajtur shume Bektashij ka pasur mendime nga studiues dhe
politikane vendas dhe te huaj te te gjithe koherave se Bektashizmi do
te ishte nje fe e pershtateshme per Shqipetaret .Nder keta eshte edhe
poeti i madh kombetar Naim Frasheri
Në Shqipëri bektashizmi është
shfaqur në fund të shekullit të 12-të dhe në fillim të shekullit të
13-të. Në 1925, kur Ataturku ndërmori reformat e ashpra laicizuese të
shtetit për krijimin e Turqisë moderne, Shqipëria u bë vendi i
Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve duke mbetur edhe sot e tille
Pakkush e di se Shqipëria, ky vend i vogël, është seli e një kryeqendre
botërore të besimeve. Eshtë interesant të vihet re se edhe gjatë
periudhës së ateizmit nuk pati pretendime nga shtete të tjera ku ka
bashkësi besimtarësh bektashinj për të marrë rolin e kryeqendrës.
Bashkësia bektashije e Shqipërisë u shpall e pavarur në vitin 1921.
.Shume
teqe bektashishj u bene qendra rezistence kunder italianeve dhe kunder
gjermaneve si baba Fejozo dhe baba Faja duke llogaritur gjate luftes
rreth 6000 bektashij te roganizuar.
Historia e Kishës Ungjillore Protestante në Shqipëri, zë fill më 18
Tetor 1873, kur Berd, Xheni dhe zoti Marsh u vendosen si misionarë në
qytetin e Manastirit. Këta misionarë fisnikë krijuan aty Bashkësinë e
parë Ungjillore. Ndër anëtaret e parë të Bashkësisë Ungjillore të
Manastirit, ishte edhe Gjerasim Qiriazi I cili pasi shkollohet ne
Bullgari me ndihmen e misionareve ne maj 1883 niste per ne Shqipërisë,
jo pa pengesa dhe pa vuajtje. Gjerasimi synoi qytetin e Korçës, ku
predikimet e para i bëri në Mësonjtoren Shqipe, më 3 Maj 1890, duke
patur si pikësynim zgjimin e popullit të tij, si një misionar atdhetar.
Predikimin e Fjalës së Krishtit, ai e quante vërtetë një detyrë
patriotike.
Gjerasimi dhe e motra Sevastia çelen në Korcë shkollën e
vashaveme 23 Tetor 1891. Kishte gjithsej tri vajza. Më pas, duke thyer
luftën që Patrikana i bënte shkollës dhe Gjerasimit, numri i vashave në
shkollë u shtua. Te shumta kanë qenë vashat që mbaruan shkollën e
Qiriazit.
Me 14 Nëntor 1892 u themelua bashkesia “ Vëllazëria
Ungjillore”ne te cilen bënte pjesë Gjerasimi, Gjergj Qiriazi, Sevastia,
Grigor Cilka, Herakli Bogdani, V.Pasko nga Pogradeci, Fanka Evthimi dhe
ndoshta edhe P.N.Luarasi.
Kjo shoqëri ungjillore pati dhe organin e
saj që u quajt “Letra e Vëllazërise”, numri i parë i së cilës u botua
në Korce në nentor të vitit 1892.
Besimet fetare ne periudhen 1944 –1990
Pushteti
i vitit 1945 e vuri në shenjë kryesisht Kishën Katolike të Shqipërisë,
duke e cilësuar atë si çerdhe të agjentëve të huaj në Shqipëri. Për
këtë arsye, qysh në fillim, Kishës Katolike Shqiptare iu kërkua të
bënte një sakrilegj kanonik, të shpallte autoqefalinë e saj. Te dy
peshkopët katolikë, imzot Gaspër Thaçi dhe imzot Vinçenc Prennushi nuk
e pranuan një gjë të tilë. Shteti komunist i burgosi të dy, duke dënuar
me 20 vjet burg imzot V.Prennushin, klerik dhe poet dhe duke dënuar me
pushkatim imzot Gaspër Thaçin.Pas shumë mundimesh në burg, vdiq në
vitin 1949 dhe imzot V.Prennushi, ipeshkv i Durrësit dhe i Tiranës. U
arrestuan 30 françeskanë, 15 jezuitë dhe mjaft seminaristë. Disa prej
tyre u pushkatuan e disa vdiqën të munduar nëpër kampe përqëndrimi dhe
në punë të detyruar.Në vitin 1945, u pushkatuan Dom Ndre Zadeja, poet
dhe atdhetar. Po këtë vit, u pushkatuan Frano Gjini, Gj.Volaj, at
Ciprian Nika. Në vitin 1946 u dënua dhe u pushkatua në Shkrel, Nikoll
Gazulli, etj.
Fjalët e tyre të fundit ishin: “Rroftë Krishti mbret! Rroftë Shqipnia dhe pa ne!”
Në
vitin 1950 u shpall arkipeshkv i Kishës Katolike të Shqipërisë
Bernardin Shllaku, por atij i vunë një mbikqyrje të fortë. Ndërkaq
ishin mbyllur shkollat dhe manastiret katolike kudo. Kleri i huaj
katolik që vepronte në dioqezat e Shqipërisë, u dëbua qysh në vitin
1946.
Në vitin 1967 u pushkatua Zef Bici se gjoja kishte penguar
aksionin ateist të rinisë. Arkipeshkvi Ernest Coba u burgos qysh në
vitin 1964 dhe u dënua me 25 vjet burg.Vdiq në spitalin e Tiranës në
vitin 1980. Atëhere u burgos dhe Mikel Koliqi, i cili megjithe
vuajtjet, doli gjallë nga burgu por vdiq si kardinal në vitin 1997.
Keta dhe shume te tjere ishin martire te Kishes katolike Shqiptare ne shekullin e 20
Sinodi
III i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë qëndroi deri në vitin
1949, kur kryepeshkopi Kristofor Kisi dha dorëheqjen. Kisi vdiq më 16
Qershor 1959. Nga viti 1946 deri në vitin 1949
Sinodi IV i Kishës
Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, u formua më 25 Gusht të vitit 1949,
me kryepeshkop të Kishës Ortodokse Autoqefaqle të Shqipërisë, Paisi
Vodicën. Ky u shpaLL KRYEPESHKOP i Kishës Ortodokse Autoqefale të
Shqipërisë, si dhe peshkop i Durrësit dhe i Tiranës, Qiril Naslazi u
vendos mitropolit i Beratit, Filothe Duni, mitropolit i Korçës, Damjan
Kokoneshi u shpall mitropolit i Gjirokastrës. U shpall peshkop sufragan
Sofron Borova.
Paisi Vodica njoftoi menjëherë Patrikanën Ekumenike
të Kostandinopolit për Sinodin e ri, por Patrikana e quajti kryepeshkop
jo kanonik dhe nuk e njohu si të tillë.Vodica për arsye politike e
lidhi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me Patrikanën e Rusisë
komuniste. Kështu që, Sinodi IV mori karakter të theksuar politik. Për
këtë shkak, u dërgua nga Patrikana në Amerikë peshkopi Marko Lipa,
peshkop i Lefkës, për të mos lejuar që Kisha Ortodokse Shqiptare në
Amerikë të binte në pozitat politike të Kishës në Shqipëri.
Më 1967 besimet fetare dhe institucionet e tij e ndërprenë me dhunë
veprimtarinë e tyre per te filluar serish pas levizjeve demokratike te
vitit 1990
Lëvizja kundër institucioneve fetare e nxitur nga
shteti diktatorial kominist u mbulua gjoja me një lëvizje të rinisë
ateiste. Shumë kisha u kthyen në salla publike, disa u kthyen në salla
bagëtish, disa u rrënuan plotësisht. U prishën 2169 objekte kulti si
kisha xhami e teqe. Atëhere u burgosën 217 klerikë për terror e disa
prej tyre vdiqën nëpër burgje ose u pushkatuan.
Kodi penal i vitit 1977 dënonte propagandën fetare si dhe
përhapjen e liturgjisë. Sipas ketij kodi u dënuan shumë ish-klerikë,
por edhe laikë.
Kisha Katolike e Shqipërisë që i kishte dhënë vendit
dhjetra intelektualë, studjues me emër, poetë e shkrimtarë, si at
Shtjefën Gjeçovin, Preng Doçin, at Gjergj Fishtën, Dom Ndre Mjedën, at
Donat Kurtin etj, kishte pësuar një nga goditjet e saj më të mëdha
gjatë gjithë historisë së saj në Shqipëri.
Shpallja e Shqipërisë (e
tokes prej ku predikuan se pari apostujt e Krishtit si Pali,e tokes se
Skenderbeut qe u fut ne historine kishes si mbrojtesi i saj me besnik)
si i vetmi shtet ateist në të gjithe globin tokësor, kishte habitur të
gjithe botën. Vatikani nuk e reshti asnjehere luften per te mbeshtetur
besimtaret e vet te cilet e vazhdonin jeten fetare ne menyre ilegale
por kesaj radhe te ndjekur nga Diktatori Enver Hoxha qe ishte shume
here me i eger se sa perandori Trajan.
Pavaresisht regjimit te
eger komunist Shqipetaret nuk linin feste fetare pa festuar me metodat
e tyre sa te lashta aq edhe moderne ne kushtet e nje fukaralleku te
tmerrshem te nje furnizimi me liste dhe triska deri me 1990. Ne kete
ilegalitet te pergjithshem dhe frike u forcua edhe ndjenja e tolerances
fetare
Influence shume te madhe tek Shqipetaret besimtare dhe jo
besimtare kishte edhe aktiviteti fetar –humanitar i Nene Terezes, i
shenjtores me te dalluar te shekullit XX , qe gjithshka e bente ne emer
te Jezu Krishtit.
Pas permbysjes së rendit ateist në Shqipëri, më 4
Nëntor 1990, patër Simon Jubani që ishte mbyllur 26 vjet ne burg, si
dhe Karlo A.Sevilla që ishte dëbuar nga Shqipëria qe në vitin 1946,
dhanë një meshë për të gjallët e për të vdekurit, në kapellën e vogël
të varrezave të Shkodrës, e cila shërbeu si altar. Pjesmarrja në meshë
ishte e jashtzakonëshme. Po atë ditë, u dha një duva në Xhaminë e
Plumbit në Shkodër nga myslimanët.
Filloi sërish ngritja e kishave, xhamive dhe teqeve.
Besimet fetare pas vitit 1990
U kthyen në
Shqipëri emisarët e Kishës Katolike te Shqipërise, misionarët dhe të
dërguarit apostolikë të Selisë së Shenjtë, midis tyre dhe klerikë
katolike shqiptarë qe kishin dalë gjallë nga burgjet, si imzot Mikel
Koliqi, Frano Ilia, Imzot F.Mirdita i ardhur nga jashtë vendit etj.
Klerikët
ortodoksë që kishin mbetur gjallë fillluan të aktivizohen pranë kishave
që kishin mbetur më kembe, të cilat filluan t’i ripërtëritin. Nga
Patrikana Ekumenike u dërgua peshkopi misionar A.Janullatos, i cili
është përpjekur per ringritjen e kishave ortodokse të shkatërruara, si
dhe për rikthimin e pronave të tyre të rrëmbyera.
Të dyja kishat
kryesore të krishtera në Shqipëri, u vizituan nga primatët e tyre si
Papa Gjon Pali II më 25 Prill 1993 dhe Patriku Ekumenik, Vartholomeu I,
më 2-9 Nëntor 1999. Po kështu është përtëritur në menyrë të dukshme
Kisha Ungjillore e Shqipërisë, përmes misionarëve dhe bashkësive të
krishtera ungjillore në të gjithë vendin sidomos në qytete, dhe në
Kosovë. Kisha Ungjillore e Shqipërisë ecën sipas traditave të saj
tashme evropiane, duke shtrirë veprimtarinë në përhapjen e lajmit të
mirë, sidomos në shkolla, ku ajo ka dhënë ndihmesë të shquar.
Besimtaret
shqiptare i ndesh kudo ne hapesiren qe popullohet nga shqiptare por
dendesia e nje perfaqesuesve te nje besimi te caktuar ndryshon sipas
rajoneve te hapesires shqipetare ne Ballkan dhe ne bote.Kështu rajoni
verilindor i vendit (rrethet Tropojë, Has,, Kukës, Dibër, Mat), Malësia
e Tiranës dhe e Krujës, Mallakastra, Malësia e Kërrabës, Kurveleshi e
Skrapari, Kosova dhe Pjesa perendimore e Maqedonise janë kryesisht të
banuar nga popullësi e besimit mysliman. Rajonet e Alpeve, Mirdita,
Puka, Malësia dhe Fusha e Lezhës pjesërisht, Kurbini, Zona e Shkodrës
dhe arbereshet e Italise janë populluar kruesusht me banorë të besimit
katolik.
Rajonet e Fushes se Myzeqesë dhe zonës së Beratit, lugina e
lumit Drino, Lunxhëria, Pogon-Zagoria, bregdeti Jonian, Rrëza e
Përmetit, pjesërisht rajoni juglindor dhe Fushëgropa e Delvinës janë
populluar me banorë të besimit ortodoks. Nëpër qytete i has të gjithë
besimet, ndërsa në disa qytete si Tiranë, Elbasan, Vlorë, Korçë, Durrës.
Vecanti
dhe origjinalitet perbejne qytetet të cilat kane qene dhe jane me
perberje feytare të përzier si Shkodra , Tirana, Gjirokastra Elbasan,
Vlorë, Korçë, Durrësi etj. Ne keto qytete ka filluar te takohen edhe
besime qe kane hyre ne Shqiperi pas viteve 1990 si protestante, bahai
etj.
Toleranca
Shqiptarët jane dalluar ne shekuj per nje
toleranca unike ndërfetare gje cila ka lidhje edhe me vete historine e
pranise dhe bashkejeteses se besimeve te ndryshme fetare ne trojet e
polluara nga shqipetaret si pasoje e ndarjes se krishterimit
administrativisht në dy pjesë, në ritualin roman (perëndimor) dhe atë
bizantin (lindor) me ane te „vijes se Teodosit" qe kalon diku mes
lumejve Shkumbin dhe Mat te Shqiprise ashtu edhe si pasoje e perqafimit
te islamit kryesiht per tiu rezistuar asimilimit prej shovinisteve
sllave dhe greke ne fund te shekullit XVIII dhe XIX.
Shqiptaret kane qene tolerante dhe kurre nuk kane derdhur gjak per ceshtje fetare
Mark
Milani , kryeministr I malit te zi pohon se “sa here qe ne perpiqeshim
te ndersenim ne Shkoder katoliket kunder muslimaneve apo anasjelltas e
kishim betejen e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjen kombetare
shume me te forte. Ekzistencen e tolerances fetare e vune re edhe
fashistet italiane te cilet hartuan nje strategji per ta ruajtur kete
ekuiliber sa qe katoliket e ndjene veten si te lene pas dore
Prej
fundit të mesjetës e këndej hapësira shqiptare ishte zonë ekuilibri
ndërmjet dy perandorive më të fuqishme të kohës, Perandorisë Osmane dhe
Perandorisë Austro-hungareze. Midis këtyre dy perandorive janë
nënshkruar disa marrëveshje, të quajtura "kapitulacione", të cilat
rregullonin barazinë e ndikimeve, duke i njohur Perëndimit të drejtën e
kujdesit për faltoret e të krishterëve, përmes doktrinës "cultus
protectorati" - mbrojtja e klerit.
Në Shqipëri mund te gjesh
shpesh dy fe (krishtërim e muslimanizëm) në një familje ose në një fis
(Lurë, veri), ose dy fe në të njëjtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili
mban dy emra, si i krishterë e si musliman, dhe bën ritet e festat
fetare të të dy besimeve. Heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti
lindi në një familje ortodokse, u be musliman në oborrin e sulltanit, u
bë bektashi (ky ishte kusht për t'u bërë jeniçer), u kthye në Shqipëri
dhe mori fenë e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet që të varrosej
në një katedrale të të krishterëve katolikë (Lezhë). Njëri nga
vëllezërit e Gjergj Kastriotit, përkundrazi, kërkoi të varrosej në
manastiret e Athosit, një prej vendeve të shenjta të ortodoksisë.
Në
Shqipëri nuk njihen konfliktet fetare, as në formë episodike. Eshtë
krejt normale që një shqiptar, nëse nuk i pëlqen prifti, predikimi apo
sjelljet e tij, të braktisë kishën dhe ta kërkojë lidhjen me zotin në
xhami. Një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë klasike
shqiptare, Pjetër Bogdani, në veprën e tij "Çeta e profetëve", citon
krahas njëri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenën. Përkthyesi i parë i librit
të shenjtë të muslimanëve Kur'an ishte i krishterë (Ilo Mitkë
Qafëzezi).
Muslimanët shqiptarë festojnë shën Gjergjin e shën
Mërinë, një pjesë tjetër shën Nikollën e Krishtlindjet, kurse të
krishterët u bëjnë vizita miqësore muslimanëve për festat e tyre
karakteristike (Kurban Bajram).
Ka shume raste te treguara dhe te jetuara kur priftit I eshte dashur
te kendoje syret e Kuranit per te nderuar nje muslyman te vdekur pasi
hoxha dhe xhamia ishin larg prej debores apo motit te keq.
Në një
qytet si Shkodra, ku popullsia muslimane është e përzier me të
krishterë katolikë dhe ortodoksë, në ditët e ramazanit edhe tregtarët
jo-islamikë ndalonin shitjen e mishit të derrit në dyqanet e tyre. Po
ne Shkoder kane qene familjet bujare muslimane qe mbrojten ndertimin e
kishes katolike kur disa fanatike filluan shketerrimin e themeleve
naten. Ndertimet e kishes vazhduan kur bujaret myslmane dolen ne mes
popullit duke thene “mos I preki njeri se keto jane themelet tona”.
Festat
fetare në Shqipëri, qofshin ato të bashkësisë së krishterë, qofshin të
bashkësisë muslimane, ruajnë gjurmë të periudhës politeiste
mitologjike. Shqiptarët katolikë të viseve veriore ditën e Buzmit e
kane pikërisht në ditën e Krishtlindjeve, por duke nënshtresuar në këtë
festë edhe kultin e zjarrit. Shën Mëria e muslimanëve përkon me ditën e
zanës - Dianës tek latinët - më 23 gusht. Bektashinjtë kanë kultin e
Baba Tomorrit, që ngjason me kultin mitologjik të Olimpit grek. Një
poet i krishterë i vuri për titull librit të vet emrin “Baba Tomorrit”
Kjo dhe te tjera tregon Shqiptarët kanë kultin e natyrës, festojnë
ditën e malit apo të bjeshkës, mbajnë edhe sot gjarpërin dhe dhinë si
totem (hyjni mbrojtëse), kanë kult për zjarrin, për gurin, për ujin dhe
bukën, për udhën dhe mysafirin, për tokën dhe qiellin.
Autor Genc Myftiu
Literatura
De la Rocca “Religion and Nation in Albania” 1989 Rome
Dh .Qiriazi “Kristianity in Albania” 2000
Mark Milan “Albanian life and Customs” Kurti, Sirdani,
“On the contribution of the catholics in Albania” 2000