E vërteta rreth lumturisë
Në aspektin gjuhësor lumturi don të thotë:kënaqësi dhe qetësim; e kundërta e brengave dhe fatkeqësive.Ajo është dëshira e të gjithë njerëzve duke filluar nga individë, familje, shoqëri dhe shtete.
Të gjithë e kërkojn lumturinë dhe të gjithë dëshirojn që të përfundojë jeta e tyre nga turbullirat dhe vështirësitë dhe të jetojnë jetë të lumtur në siguri, besë, paqë dhe shpëtim, atëherë cila është ajo lumturi që kërkohet ?A është e mundur realizimi i saj në jetë?Cili është ai program i cili ua ofron njerëzve realizimin e lumturisë të cilën ata e ëndërrojnë .
Dikush ndoshta mendon se lumturia është në grumbullimin e pasurisë, dhe shtimin e kënaqësive materiale.Mirëpo ata që menduan kështu dhe e ndoqën këtë rrugë dhe arritën fat në dynja dhe pasuri të shumtë,nuk e gjetën lumturinë e vërtetë, por gjetën fatkeqësi,pikëllim,dënim,siç e përshkruan All-llahu xh.sh. gjendjen e popujve munafikë ku thotë :
فَلَا تُعْجِبْكَ أَمْوَالُهُمْ وَلَا أَوْلَادُهُمْ إِنَّمَا يُرِيدُ اللَّهُ لِيُعَذِّبَهُمْ بِهَا فِي الْحَيَاةِالدُّنْيَا
Prandaj, mos të mahnitë (mos e shih të mirë) pasuria e tyre e as fëmijtë e tyre, All-llahu do vetëm t’i dënojë me to në jetën e kësaj bote. (Et-teube 55)
Ata që e shiquan lumturinë nga kjo prizmë ju paraqiten smundje të shumta siç thotë Ibn Kajjimi në librin e tij
"Igathetul-lehfan:"Përçarje të shoqërisë, përçarje të zemrës , të qenurit e fukarallëkut përpara syve të tyre cdo herë,dhe sikur mos të ishte dashuria e tyre ndaj dynjasë do të kërkonin ndihmë nga këto gjëra.
E ka thënë të vërtetën thënësi:
"Nuk e shoh lumturinë në grumbullimin e pasurisë
por i devotshmi, ai është i lumtur.
Devotshmëria është thesari më i mirë
Tek All-llahu për të devotshmit ka shtim të të mirave .”
Disa të tjerë menduan se lumturia është në shtimin e fëmijëve të cilët janë zbukurim i kësaj jete.Edhe pse disa fëmijë janë si shkak i lumturisë së prindëve por gjejmë fëmijë të cilët janë shkaktar për brengosjen e prindërve të tyre.Përkundër mirësisë së prindëve ndaj tyre ata e mohojn këtë mirësiiduke mos i respektuar prindit e tyre.
Civilizimi bashkëkohor me shkencat e ndryshme u ofron njerëzve kënaqësi me çdo gjë në jetën e kësaj bote,derisa shkencat eksperimentale u llogaritën si zotra nga ana e disa ateistëve dhe kundërshtarëve të fesë duke menduar se lumturia gjendet në këtë përparim të shkencës dhe zbulimeve të saja.
Dijetarët (të urtit) thonë se vetëm dituria nuk e pasuron shpirtin e njeriut dhe nuk i jep atij lumturi të plotë sado që të zbulojë nga mjetet që i ofrojnë rahati materiale por prapëseprapë ajo nuk mund t’i ofrojnë njeriut kënaqësi shportërore.
(2)
Besimi burim i lumturisë
Nëse pasuria,fëmijtë,dituria,pozita e lartë,fama,udhëheqësia nuk qëndon pas tyre realizimi i lumturisë së vërtetë,atëherë kush mund ta realizojë lumturin?
Besimi në Allahun xh.sh është ai i cili sjell jetë të mirë e të lumtur. Thotë Allahu xh.sh:
مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِنْ ذَكَرٍ أَوْ أُنْثَى وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّه حياة طيبة و لنجزينهم باحسن ما كانوا يعملونُ
Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë) e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.
(En nahl: 97)
Lumturinë të cilën ka përqëllim dhe thërret islami dhe me të cilën erdhi islami përfshinë dy lumturitë:
E para - Lumturinë në këtë botë:në jetë të lumtur qetësi (psiqike)dhe shpirtërore,kënaqësi në pasuri dhe kënaqësi në adhurim siç transmetohet në hadithin të cilin e transmeton Muslimi:.
"I lumi ai që është udhëzuar në Islam, jetesën e ka të mjaftueshme dhe është i kënaqur (me atë që ka)".
E dyta - Lumturia e botës së ardhshme,botës së përhershme në të cilën nuk ka as ndërprerje të të mirave(fund) e as shkatërrim sipas fjalës së All-llahut xh.sh ku në suren duha ajetin 4 ku thotë :
وَلَلْآخِرَةُ خَيْرٌ لَكَ مِنَ الْأُولَى
Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para.
Ndërsa për përshkrimin e xhennetit All-llahu xh.sh thotë:
جَزَاؤُهُمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ جَنَّاتُ عَدْنٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُخَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا. Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: vendet në Xhennete nëpër të cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pandërprerë.
(El bejjine:8)
Të mirat e xhennetit dhe kënaqësitë e tij nuk harxhohen dhe çdo gjë që ka në të është pa llogari. Besimi i sinqertë lë gjurmë të mira në shpirtin e njeriut,ai i jep shpirtit qetësi ndërsa qetësia është gjëja më e mirë të cilën e kërkon njeriu në këtë botë. Thotë All-llahu xh.sh.
أَلَا بِذِكْرِ اللَّهِ تَطْمَئِالْقُلُوب
Me të përmendurit All-llahun zemrat qetëohen.
Er-ra’d:28
الَّذِينَ آمَنُوا وَلَمْ يَلْبِسُوا إِيمَانَهُمْ بِظُلْمٍ أُولَئِكَ لَهُمُ الْأَمْنُ وَهُم مُهْتَدُونَ
Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurtë dhe ata janë në rrugë të drejtë.
(El-En’am:82.)
Besimi përshtatet me natyrën me të cilën na ka krijuar All-llahu xh.sh dhe nuk ndodh pengesë e as kundërshtim në mes të kërkesave të besimit dhe në mes shpirtit njerëzor. Thotë All-llahu xh.sh:
فَأَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفًا فِطْرَةَ اللَّهِ الَّتِي فَطَرَ النَّاسَ عَلَيْهَا لا تَبْدِيلَ لِخَلْقِ اللَّهِ
ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ لكن أكثر الناس لا يعلمون
ُPërqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë , I larguar prej cdo te kote (e ajo fe) feja e Allahut në të cilen I krijoi njerzit s'ka ndryshim(mos ndryshoni) të asaj natyrshmerie të krijuar nga Allahu,ajo është feja e drejtë por shumica e njerzve nuk e dinë.
(Rum :30.)
Nga kërkesat e besimit i cili e realizon lumturin e njeriut është nënshtimi(respektimi)ndaj urdhërave të All-llahut dhe urdhërave të pejgamberit a.s.
Thotë All-llahu xh sh.:
و من يطع الله و رسوله فقد فاز فوزا عظيما
Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur
një sukses të madh.
(Ahzab:71)
Kurse për mos respektuesit e urdhërave të All-llahut dhe pejgamberit a.s,All-llahu xh.sh tregon se ato do të jenë në mjerim,dënim në këtë botë dhe në botën tjetër.
وَمَنْ أَعْرَضَ عَنْ ذِكْرِي فَإِنَّ لَهُ مَعِيشَةً ضَنْكًا وَنَحْشُرُهُيَوْمَ الْقِيَامَةِ أَعْمَى
E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.
(Taha:124.)
(3)
Qetësa shpirtërore
Njerëzit në periudha të ndryshme kohore provuan kënaqësi të llojllojshme materiale si banesa komode,mjete bartëse komode ushqim të këndshëm, shëndet të mirë, dhënia pas dëshirave dhe epsheve të ndryshme,por tërë kjo nuk ju ofroi lumturi të vërtetë,kështu që ata që vazhduan pas epsheve ata vazhduan të lëngojn nga një depresion dhe të ankohen nga fatëkeqesit e jetes dhe idhtinën e saj.
Të vërtetën të cilën duhet ta dinë njerzit është se kërkesat materiale janë epshet dhe se pas epsheve nuk qëndron lumturia,por lumturi është lumturia e shpirtit të cilin ia jep besimi në All-llahun xh.sh.
Kjo është lumturia e vërtetë të cilën nuk e ka në dorë asnjëri nga njerëzit që t’ia japë ose t’ia marrë dikujt .
Këtë lumturi e kanë kuptuar disa të devotshëm ku thonë:
"Ne jemi në lumturi, të cilën sikur ta dinin mbretërit do të na e luftonin (që të na e merrnin) me shpatë".Njëri prej tyre i cili ka arritur kënaqësinë shpirtërore ka thënë:
Më kalojnë mua orë të tëra duke thënë:”Sikur banorët e xhennetit të jenë të lumturi sikur që jam unë tani atëherë paskeshin(qenkeshin) jetë të lumtur”.
Dr.Jusuf el Kardavi në librin e tij:El imanu vel hajat thotë:
Qetësia shpirtërore është burimi i parë i lumturisë....dhe se jeta e njerëzve është pa shije edhe pse është përplot kënaqësi dhe dëfrime ngase ata nuk ia dinë kuptimin asaj,as që ia dinë qëllimin e as urtësinë e saj (jetës). Pra si do të ngadhënjejnë me këtë në qetësimin e shpirtit. Me të vërtetë kjo qetësi është fryt nga frytet e besimit dhe pemës së Teuhidit (njëshmërisë së Zotit) e cila i jep frytet e saj në çdo kohë me lejen e Zotit të saj.
All-llahu i madhërishëm këtë të vërtetë e ka sqaruar mjaft qartë duke përmendur se kundërshtarët e urdhërit të All-llahut nuk do të arrijnë fitore e as shpëtim në këtë botë e as në botën tjetër.
قُلْ إِنَّ الَّذِينَ يَفْتَرُونَ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَلَا يُفْلِحُونَ
Thuaj: "Ata që trillojnë gënjeshtër për All-llahun, nuk kanë për të shpëtuar”. (Junus:69)
(4)
Besimi në All-llahun xh.sh i shëron brengat
Shpirti larg besimit jeton në errësira njëra mbi tjetrën, i vjen frika nga çdo anë, frikë nga varfëria e cila e ndalon njeriun nga kënaqësitë e kësaj bote,frikë nga ardhmëria për të cilën nuk e di se si do të përfundojë,frikë nga sëmundja e cila ia shkatërron njeriut qetësinë dhe lëvizjen, frikë nga vdekja për të cilën nuk është përgaditur,frikë nga mëkatet për të cilat nuk është penduar.
Të gjitha këto frikësime(brenga) shkaktojnë shqetësime dhe përplasje shpirtërore tek ata që nuk kanë besim dhe ndjekin rrugët e shejtanit. Allahu xh.sh ka thënë të vërtetën kur thotë :
الشَّيْطَانُ يَعِدُكُمُ الْفَقْرَ وَيَأْمُرُكُمْ بِالْفَحْشَاءِ وَاللَّهُ يَعِدُكُمْمَغْفِرَةً مِنْهُ وَفَضْلًا وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ
Djalli ju frikëson me varfëri dhe ju urdhëron për të këqija, e
All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm.
(el-bekare:268)
Si i ka shëruar Islami këto momente?dhe si dërgoi në zemrat muslimanëve qetësi,durim,bindje dhe shpresë?
Sa I takon çështjes së furnizimit dhe sigurisë dy gjëra më të rëndësishme në jetën e njeriut Islami nuk i injoron por urdhëron në kërkimin e tyre :
الَّذِي أَطْعَمَهُمْ مِنْ جُوعٍ وَآمَنَهُمْ مِنْ خَوْفٍ
"I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike”
(Kurejsh:3.)
gjithashtu thotë:
هُوَ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ ذَلُولًا فَامْشُوا فِي مَنَاكِبِهَا وَكُلُوا
"Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj, ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm tek Ai është e ardhmja”
(Mulk:15.)
E bëri Islami prej kënaqësive të njeriut gjatë ditës:sigurinë, shëndetin dhe ushqimin sipas hadithit të Muhammedit a.s:
"Kush gdhihet prej jush i sigurt në shpirtin e tij, i shëndoshë në trupin e tij dhe ka ushqim për një ditë, është sikur t'i është dhënë krejt bota". (Transmeton Tirmidhiu)
Sipas Islamit furnizimi është i njëjtë i caktuar sikur exheli,por edhe nëse ik njeriu nga furnizimi, ai do ta ndjekë atë dhe mbi të gjitha e ka bërë All-llahu xh.sh. furnizimin një nga frytet e devotshmërisë ku thotë :
و من يتق الله يجعل لهمخرجا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِب
E kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut ,ati Ai i hapë rrugë dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare.
(Et-talak:3)
Ky është një nga motivet më të sigurta për qetësimin nga furnizimi.
Sa i takon frikës nga smundja s’ka nevojë për brengosje nga kjo te besimtari ,sepse në të ka (keffaret) pastrim nga mëkatet dhe lartësim)ngritje e vlerës së tij), prandaj besimtari i paraprin me durim dhe lutje All-llahut për shpërblim dhe mbi të gjitha shpejton në kërkimin e barërave dhe lutje All-llahut për shërim .
Thotë All-llahu xh.sh:
وَإِذَا مَرِضْتُ فَهُوَ يَشْفِينِ
. Dhe kur të sëmurem Ai më shëron
(esh-shuara:80)
Kurse sa i takon frikës nga mëkatet dhe përfundimit të tyre besimtari shpejton në istigfar(kërkim faljeje) dhe teube (pendim) All-llahut se penduesi nga mëkatet është sikur ai që nuk ka mëkate.All-llahu e ka thënë të vërtetën :
وَإِنِّي لَغَفَّارٌ لِمَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا ثُمَّ اهْتَدَى
.Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqëndrohet për në rrugën e
drejtë.
(Taha:82.)
E sa i takon frikës nga vdekja nuk paraqet rrezik për muslimanët meqë ata e dinë bindshëm se vdekja është kalim prej botës së përkohshme në atë të përhershme, s'ka etje në të e as mërzi, nëse është përmirësuar dhe friguar All-llahut .
All-llahu xh.sh thotë :
و من يعمل من الصالحات و هو مؤمن فلا يخاف ظلماولا هضما.
Kush është besimtar dhe bën vepra të mira,ai nuk i frigohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë mungese(në shpërblim)
(Ta-ha:112)
(5)
Shkaqet e lumturisë
S’ka lumturi pa besim dhe nuk ka besim pa vazhdim me ngulum në rrugën e drejtë.Thotë All-llahu xh.sh:
وَلَهَدَيْنَاهُمْ صِرَاطًا مُسْتَقِيمًا
Dhe do t’i udhëzonim në rrugë të drejtë.
(En-nisa:68)
I ka mësuar All-llahu xh.sh muslimanët që të luten me këtë dua në namazet e tyre :
اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ
Udhëzona në rrugën e drejtë.
(Fatiha:6)
Fjala sirat (rrugë) ka dy kuptime dhe atë .
Kuptimin kuptimor (ma’nevi)dhe atë shqisor (hissi).
Kuptimor:do të thotë rruga e udhëzimit ,besimit ,punëve të mira ndjekja e atyre të cilët i ka begatuar All-llahu xh.sh prej pejgamberëve, të sinqertëve, dëshmorëve, të mirëve.....
Shqisorë:është rruga mbi urën e xhehennemit në të cilën ka çengela. Kush e kalon këtë rrugë i udhëzuar në besim ai e ka kaluar atë rrugë në xhehennem.(botën tjetër)
Nësë njeriu udhëzohet në rrugën e drejtë largohen nga ai brengat, mërzitë etj
Ibn Kajjimi përmend disa shkaqe të cilët e bëjn njeriu të lumtur dhe atë:
Teuhidi –(besimi në njëshmërinë e All-llahut)i cili sipas pastërtisë së tij e zgjeron zemrën të jetë më e gjërë se bota dhe gjithçka që ka në të dhe nuk ka jetë për mushrikët dhe ateistët përveç jetë të mjeruar.
وَمَنْ أَعْرَضَ عَنْ ذِكْرِي فَإِنَّ لَهُ مَعِيشَةً ضَنْكًا وَنَحْشُرُهُيَوْمَ الْقِيَامَةِ أَعْمَى
E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.
(ta ha:124).
Gjithashtu thotë :
فَمَنْ يُرِدِ اللَّهُ أَنْ يَهدِيَهُ يَشْرَحْ صَدْرَهُ لِلْإِسْلَامِ
Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin.
(el-En’am:125.)
All-llahu xh,sh kundërshtarëve të urdhërave të Tij dhe ata që mundohen t’i largojnë njerëzit nga rruga e Tij u kërcnohet me presione, frikë dhe mërzia; Ai thotë :
سَنُلْقِي فِي قُلُوبِ الَّذِينَ كَفَرُوا الرُّعْبَ بِمَا أَشْرَكُوا بِاللَّهِ مَالَمْ يُنَزِّلْ بِهِ سُلْطَانًا
Ne do të mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan sepse ata All-llahut i trillojnë e (i mveshin) zotra të tjerë.
(Ali Imran:151).
Dituria e dobishme:nga ajo që sjell lumturi është edhe: Dituria e dobishme- dijetarët janë zemërgjërë,më tepër durimtarë dhe më të lumtur; thotë All-llahu xh.sh:
وَعَلَّمَكَ مَا لَمْ تَكُنْ تَعلمُ
të mësoi çka nuk dije.
En-nisa:113.
Puna e dobishme:për çdo vepër të mirë dritë në zemër dhe shkëlqim në fytyrë, zgjerim të bereqetit dhe shtim të dashurisë në mesin e krijesave .
Trimëria e cila e ka bazën e fortë,besimin e pa luhatur, pjesët e forta sepse ai lidhet drejtpërsëdrejti me All-llahun dhe nuk i interesojnë atij ndryshimet e as që mund ta luhasë(dredhë) atë dikush.
Largimi nga veprat e keqia:sepse mëkatet e njollosin jetën, njeriu bëhet i egër(bishë e egër)dhe jeton në errësirë të përhershme.
Imam Abdullah el-Mubareku thotë:
E shoh se mëkatet i vdesin zemrat ......................................
Largimi nga teprimi në gjërat e lejuara si p.sh të folurit e tepërt ,ushqimi,gjumi i tepërt përzierja e tepërt me njerëz;
وَالَّذِينَ هُمْ عَنِ اللَّغْوِ مُعْرِضُونَ
dhe ata të cilët i shmangën të kotës (fjalë a punë). (El-Muë’minun:3)
Muhamed Mehmedi